Rama në Tryezën Kombëtare: Nga viti i ardhshëm, fëmijët në shkollë deri në orën 17:00!
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një konsultimi me mësuesit, prindërit dhe shkollat për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Rama tha se në diskutim do të jetë edhe kufiri i moshës, 16 apo 18 vjeç, deri në të cilin fëmijët nuk duhet të kenë llogari individuale në platformat sociale. Kreu i qeverisë argumentoi se rrjetet sociale kanë ndikuar në mënyrën e socializimit të të rinjve, duke nxitur, sipas tij, një formë të rrezikshme izolimi dhe duke mjegulluar kufirin mes botës reale dhe asaj virtuale. Duke iu referuar përfshirjes së të miturve në protestat e dhunshme, Rama theksoi se fenomeni kërkon një qasje të re ndaj mënyrave të socializimit...
Burimi:
javanews.al