“Rama në burg, Berisha në burg”, banderola e studentëve në Ministrinë e Arsimit ndez debat në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg”, banderola e studentëve në Ministrinë e Arsimit ndez debat në protestë

foto nga ministria e arsimit TIRANË-  Një mesazh kundër dy figurave kryesore të politikës shqiptare është shfaqur në protestën studentore para Ministrisë së Arsimit. Studentët dhe aktivistët kanë vendosur në kangjellat e institucionit një banderolë me mbishkrimin 'Rama në burg, Berisha në burg' duke artikuluar kundërshtimin e tyre ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Banderola u shpalos në një moment kur protestës studentore iu bashkuan edhe mbështetës të Partisë Demokratike. Prania e tyre u shoqërua me thirrje dhe brohoritma nga protestuesit, por mesazhi i banderolës shkaktoi edhe reagime e debate mes pjesëmarrësve. Sipas aktivistëve të grupimit flamingot thirrja synon të shprehë pakënaqësinë ndaj të dy liderëve politikë dhe kundërshtimin ndaj asaj që e cilësojnë si klasë të vjetër politike. Mesazhi...