Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotografinë familjare nga Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Miloçer, pranë Budvës, në Mal të Zi. Në këtë takim janë mbledhur liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, së bashku me përfaqësues të vendeve dhe institucioneve evropiane. Samiti synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të avancojë procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në fokus të diskutimeve janë zhvillimi ekonomik, rritja e konkurrueshmërisë, siguria rajonale dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Takimi zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, një nismë që synon të afrojë më tej vendet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian përmes bashkëpunimit ekonomik dhe politik. Në...