Rama mohoi mbrojtjen e Ballukut, Bardhi: I kapur shah-mat…

Rama mohoi mbrojtjen e Ballukut, Bardhi: I kapur shah-mat…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, ku ky i fundit mohoi se kishte ndërhyrë për të mbrojtur Belinda Ballukun nga drejtësia. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi akuzoi Ramën se po përpiqet të distancohet nga çështja e ish-zëvendëskryeministres, ndërsa i kujtoi vendimin e mazhorancës në Kuvend për të mos miratuar kërkesën e SPAK-ut për autorizimin e arrestimit të saj. Sipas Bardhit, më 12 mars 2026, 82 deputetë të shumicës parlamentare votuan kundër kërkesës së prokurorisë, duke e cilësuar këtë vendim si mbrojtje politike për Ballukun. Demokrati iu referua edhe raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke pretenduar se rasti ngre pikëpyetje për ndarjen e pushteteve dhe barazinë e qytetarëve...