Rama mesazh Serbisë pas varrimit të Ratko Mlladiç: S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

Rama mesazh Serbisë pas varrimit të Ratko Mlladiç: S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

Në funksion të idesë së tij për një integrim gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje edhe Serbinë dhe mënyrën se si Europa duhet të ndërveprojë me Beogradin. Rama iu referua rastit të Ratko Mlladiçit, të cilin e cilësoi si “kasapin e Ballkanit”, duke komentuar vendimin për t’u përcjellë me homazhe shtetërore drejt banesës së fundit. Sipas Ramës, raste të tilla janë pikërisht arsyeja pse Serbia duhet të jetë e përfshirë në tryezën europiane, ku vendeve kandidate mund t’u kërkohet llogari dhe t’u përcillen qartë standardet që duhet të respektojnë. “S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, tha Rama, duke argumentuar se izolimi i Serbisë nuk do të ishte zgjidhja e duhur. Kryeministri e përshkroi Serbinë me një...