Rama mbledh të enjte grupin parlamentar të PS, “Besa” në fokusin e diskutimeve

Rama mbledh të enjte grupin parlamentar të PS, “Besa” në fokusin e diskutimeve

Të enjten e 3 shtatorit, kryeministri Edi Rama do të mbledh grupin e Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave. Mbledhja, e cila do të ketë sërish në fokus ‘Besën’, do të mbahet në orën 10:00. Ky takim vjen pas një serie mbledhjesh që nisën me retreat-in në Pogradec më 23-24 gusht. Më 29 gusht, Rama zhvilloi mbledhje në Lundër edhe me deputetët dhe të deleguarit e Tiranës. Më 28 gusht, axhenda përfshiu një takim me ministrat dhe drejtuesit e qarqeve në Vilën e Kuqe në Tiranë, ku në fokus ishte detajimi i programit të sezonit të ri, duke nisur nga kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor, te hartimi i ndryshimeve ligjore për “PasqyrAlbania”. Platforma “PasqyrAlbania” u prezantua në takimet dyditore me dyer të mbyllura...