Rama mbledh sot kabinetin qeveritar dhe grupin e PS

Rama mbledh sot kabinetin qeveritar dhe grupin e PS

Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Pallatit të Brigadave menjëherë pas kthimit nga Luksemburgu, në kuadët të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për të zhvilluar një mbledhje të zgjeruar me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Gazetarja raporton se në fokus të takimit do të jetë raportimi mbi ecurinë e nismës “Prania Besnike”, ku deputetët socialistë do të kenë në dispozicion nga dy minuta secili për të parashtruar pyetje, diskutime apo çështje që lidhen me këtë proces. Një tjetër pikë e rendit të ditës do të jetë prezantimi i “Pasqyra Albania”, ndërsa në përfundim të mbledhjes pritet të mbajë fjalën e tij kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kryeministri Edi Rama. “Do të jetë...