Rama mbledh ministrat, mbërrin te “Vila e Kuqe”

Rama mbledh ministrat, mbërrin te “Vila e Kuqe”

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbërritur te 'Vila e Kuqe' ku do të mbahet mbledhja me drejtuesit politikë dhe ministrat e zv.ministrat që janë të deleguar në njësi ose deputetë. Takimi vjen një ditë përpara mbledhjes me Grupin Parlamentar të zgjeruar të Partisë Socialiste. Mbledhja e stme pritet të shërbejë si pikënisje për zbatimin e detyrave të përcaktuara nga Rama në mbledhjen e zhvilluar javën e kaluar. Edhe në këtë mbledhje fokusi do të jetë te porositë e lëna nga kryeministri lidhur me dy dokumentet strategjike “BESA” dhe “Prania Besnike”. Gjithashtu në fokus do të jetë edhe qasja e re ndaj problematikave të qytetarëve, përmes platformës PasqyrAlbania. Platforma PasqyrAlbania u prezantua gjatë takimeve dyditore me dyer të mbyllura në Pogradec, ku Rama kërkoi që problematikat...