Rama mbledh Grupin Parlamentar: Shteti ka tre plagë që duhen kuruar, “Pasqyrë Albania” për problemet e qytetarëve

Rama mbledh Grupin Parlamentar: Shteti ka tre plagë që duhen kuruar, “Pasqyrë Albania” për problemet e qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka nisur mbledhjen me ministrat dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku po prezanton disa prej prioriteteve dhe sfidave me të cilat përballet qeverisja. Në fjalën e tij, Rama u ndal te ajo që e cilësoi si “tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën”: shteti labirint, mungesa e memories institucionale dhe perceptimi se në Shqipëri njohja dhe fati shpesh vlejnë më shumë se merita dhe ligji. Rama foli gjithashtu për “Pasqyrë Albania”, “Besa” dhe “Shkalla e Meritës”, si mekanizma që, sipas tij, synojnë t’u japin përgjigje këtyre problematikave. Rama: Sot ne duhet të ndeshemi me tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën. Shteti labirint, plaga e dytë është mungesa e memories institucionale, premtohet, flitet, por nuk mbahet një regjistër i plotë llogarish të shkruara për atë...