Rama: Mbi 27 mijë vizitorë ngjitën kalldrëmet e kalasë së Rozafës vetëm në gusht
6 September, 2026 - 18:47 Shkodra vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë, me Kalanë e Rozafës që këtë verë ka regjistruar një tjetër rekord. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale tha se “vetëm gjatë muajit gusht, 27 mijë e 143 vizitorë kanë ngjitur kalldrëmet e kalasë për të zbuluar historinë, legjendën dhe panoramën e saj, duke shënuar një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”. Këto shifra dëshmojnë interesin gjithnjë e më të madh për trashëgiminë tonë historike dhe kulturore. E vendosur mbi kodrën që dominon qytetin e Shkodrës, Kalaja e Rozafës mbetet një prej monumenteve më të vizituara të vendit, e lidhur ngushtë me historinë, legjendën dhe identitetin kulturor të qytetit. Rritja e...
Burimi:
kultplus.com