RAMA: KEMI MUNGUAR TE HALLI I QYTETARIT
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria duhet të përballet me problematikat e saj dhe të jetë më pranë qytetarëve, duke pranuar se pavarësisht takimeve të shumta në të gjithë vendin, ka pasur një mungesë në ndjekjen e halleve konkrete të njerëzve. Gjatë mbledhjes me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe qeverinë, Rama foli për platformën “Pasqyrë Albania”, të cilën e cilësoi si një mekanizëm që duhet të tregojë Qeverinë “siç është”, pa fshehur problematikat. Sipas tij, një Qeveri që përballet me një pasqyrë ku nuk duket mirë duhet të punojë për të ndryshuar veten dhe jo për të ndryshuar pasqyrën. “Një qeveri që nuk i duket bukur qytetarit në pasqyrë, duhet të përballet me testin e aftësisë së vet dhe me sfidën që të...
Burimi:
ntv.al