Rama jep lajmin nga Haga: NATO vendosi unanimisht mbajtjen e Samitit në Tiranë, në 2027

Rama jep lajmin nga Haga: NATO vendosi unanimisht mbajtjen e Samitit në Tiranë, në 2027

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të jetë mikpritësja e Samitit të NATO-s në vitin 2027. Lajmi është bërë publik përmes një postimi të tij nga Haga, ku po zhvillohet aktualisht Samiti i Aleancës. Sipas Ramës, vendimi është marrë unanimisht nga vendet anëtare, duke konfirmuar se samiti i ardhshëm pas disa vitesh do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Ky është një zhvillim historik për Shqipërinë dhe një dëshmi e rolit të saj në rritje brenda Aleancës Veri-Atlantike.Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”
Burimi: Fieriweb.com