Burimi:
Vizionplus.tv

Rama ironizon PD me foton e LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!
👁3101
Kryeministri Edi Rama vazhdon me ironit në rrjetet sociale kundrejt kundërshtarëve të tij politik. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Rama ka postuar një foto të konsulentit amerikan LaCivita, i cili është paguar nga PD për strategjinë e fushatës elektorale. “Voto 5! Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, shkruan Rama, teksa ka publikuar font e LaCivita. Ky i fundit tregon me dorë numrin 5, që në fakt përkon me numrin 5 që PS ka në fletën e votimit për zgjedhjet e 11 Majit.