Rama: Investimet në Sazan dhe Zvërnec do të publikohen në seksionin “Pasqyra Flamingo”
Kryeministri Edi Rama njoftoi se brenda disa javësh platformës PasqyrAlbania pritet t’i shtohet një seksion i veçantë, i quajtur “Flamingo Mirror”, ku, sipas tij, do të publikohen të dhëna dhe dokumente që lidhen me investimet në Sazan dhe Zvërnec. Rama deklaroi se ky do të jetë një nga komponentët e parë të platformës dhe se synimi është që informacionet për çështje të caktuara të paraqiten së bashku me dokumentacionin përkatës, statusin e negociatave dhe referencat ligjore. Sipas kryeministrit, në këtë seksion do të trajtohen çështjet që lidhen me Sazanin, Nartën dhe Pishporon. Ai kundërshtoi gjithashtu pretendimet për përfshirjen e zonës Nartë-Vjosë, duke i cilësuar ato si “lajm i rremë”. Rama foli edhe për mënyrën se si PasqyrAlbania do të trajtojë të dhënat e përdoruesve. Sipas...
Burimi:
ntv.al