Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Investimet në QSUT janë kryer në tërësinë e tyre!

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Investimet në QSUT janë kryer në tërësinë e tyre!

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është vënë në funksion spitali i ri i Kardiokirurgjisë, një strukturë e re e pajisur me ambiente dhe shërbime moderne, e konceptuar për të garantuar standarde më të larta të kujdesit për pacientët. Gjatë inspektimit të ambienteve të reja, Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, u njohën nga afër me kapacitetet dhe organizimin e shërbimeve të Kardiokirurgjisë, si dhe me ndërhyrjet e kryera në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës spitalore. Në repartin e Kardiokirurgjisë janë shtuar tre shtretër, duke e çuar kapacitetin nga 35 në 38 shtretër. Struktura përfshin 15 dhoma të ndara, me dhoma dyshe, të konceptuara për të garantuar kushtet e nevojshme të higjienës dhe sterilitetit. Një tjetër përmirësim i shërbimeve...