Rama gjen shefen e re të komunikimit, ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit

Rama gjen shefen e re të komunikimit, ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një këshilltare të re për strategjinë e komunikimit të qeverisë. Ajo është Vlerë Gjakova, e lindur në Maqedoninë e Veriut, ish-aktiviste dhe kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, e cila tashmë do të merret me koordinimin e strategjive mediatike të ministrive shqiptare. Sipas Top Channel, Gjakova e ka marrë detyrën zyrtarisht rreth dy javë më parë. Emërimi i saj u është komunikuar sekretarëve të përgjithshëm të ministrive përmes një email-i të dërguar nga Vilma Guri, sekretare e përgjithshme e Kryeministrisë, e cila kërkon që këshilltarët e medias të çdo ministrie të zhvillojnë takime me Gjakovën për t’i paraqitur strategjitë e tyre të komunikimit. Vlerë Gjakova iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2018, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të...