Rama fton studentët në dialog: Kush dëshiron të më takojë, jam gati në Kryeministri apo fakultet

Rama fton studentët në dialog: Kush dëshiron të më takojë, jam gati në Kryeministri apo fakultet

Kryeministri Rama u shpreh se shteti nuk do të dorëzohet përballë dhunës gjatë protestave, ndërsa ftoi qytetarët që duan dialog të takohen me të në Kryeministri, në fakultet apo në një format tjetër komunikimi. Rama iu drejtua edhe të rinjve që, sipas tij, qëndrojnë në protestë pa pasur qëllim të hedhin gurë, por që përballen me persona të maskuar dhe me mjete të forta. Ai theksoi se kjo situatë, sipas tij, do ta bëjë Shqipërinë më të fortë. ‘Shteti nuk dorëzohet përpara gurëve dhe kush dorëzohet nuk e merr veten për vite. Ftoj këdo që do të bëjë dialog, këdo që do të më takojë, këdo që do të flasi me kamera me fotografi pa fotografi, në kryeministri, në fakultet, sim und ti bëjmë gjërat...