Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!

Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së Evis Salës si ministre e Shëndetësisë. Teksa e ka falenderuar për punën e bërë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, Rama ka njoftuar se ajo do të vazhdojë të jetë një ndihmë me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar. “FALEMINDERIT! Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar? Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, shkruan Rama krahas videos.