Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Rama është shkaku i largimit të qytetarëve”, Berisha për fushatën e PS: Qytetarët e kanë braktisur
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp para gazetarëve ndër të tjera është ndalur edhe tek fushata e PS, duke e cilësuar atë një spektakël të luksit dhe të shkëputur nga realiteti i qytetarëve të thjeshtë. Berisha theksoi se në fushatë Edi Rama u braktis nga qytetarët dhe në qendër të vëmendjes mbeti vallja e lubisë duke iu referuar zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila sipas tij, ishte e veshur me aksesorë që kapnin shifra të larta. “Nuk mund të ketë një politikë më të pamëshirë se këto.Prandaj Edi Rama përpiqet t’i mbulojë me zhaba, hardhucë, zhapinj dhe nuk flet asnjë fjalë për hallet e qytetarëve. Prandaj ka bllokuar studiot televizive, nuk del në debate as vet, as me përfaqësuesit e tij,...