Rama emëron këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit
Edi Rama ka emëruar Vlera Gjakovën në detyrën e këshilltares për mediat. Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media Gjakovës, e cila në profilin e saj në Linkedin e përshkruan veten si “stratege për çështjet e medias”. Gjakova është me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa një pjesë të konsiderueshme të jetës e ka kaluar në Kosovë, ku ka qenë e angazhuar edhe në politikë. Tetë vite më parë, ajo iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 kandidoi për deputete nën siglën e kësaj force politike. Vlera Gjakova, rezulton me një karrierë 18-vjeçare në marrëdhëniet me publikun dhe strategjinë mediatike.
Burimi:
gijotina.com