‘Rama e ka humbur davanë fare’, Tepelena: Arrestimet e protestuesve, si policia sekrete e komunizmit
Intensifikimi i frikshëm i dhunës policore ndaj qytetarëve, po denoncohet si një urdhër i pastër politik për të shtypur zërat aktivë dhe për të mbjellë panik në sheshe. Kjo pasi, përdorimi i policëve pa uniformë dhe pa mjete identifikimi ka ngjallur shqetësime serioze se mes forcave të rendit mund të jenë infiltruar elementë të lidhur me bandat, të cilët veprojnë jashtë çdo kuadri ligjor duke ushtruar terror mbi protestuesit paqësorë. I ftuar në edicionin e paadites në Syri Tv, aktivisti Andi Tepelena u shpreh se një ndër rastet më flagrante mbetet ai, ku individë të paidentifikuar tërhoqën zvarrë dhe futën në taksi një qytetar, një skenë që rikthen hijet e errëta të policisë sekrete të regjimit komunist. Pavarësisht taktikave dhe manovrave të dyshimta të policisë...
Burimi:
syri.net