Burimi:
Javanews.al

Rama e Berisha, të gjithë për një dhe një për të gjitha
👁4826
Nga Lorenc Vangjeli Bota e vogël shqiptare nuk do të përmbyset të nesërmen e zgjedhjeve. Si të rikonfirmohet pushteti i zgjatur i socialistëve, si të ndodhë rotacioni që ëndërrojnë demokratët, Tirana do të gdhihet po njëlloj. Me tension të shtuar mes tifozëve të të dy krahëve, me ankesat e zakonshme për manipulim të rezultatit, me mospranim të tij nga pala e humbur dhe me qytetarët që edhe njëherë si përherë do të marrin provën e rradhës se politika shqiptare, klasa e saj politike dhe flluska hipokrite ku ajo jeton, nuk është zgjidhja e problemeve të tyre, por është problemi kryesor...