Rama: Çdo të premte ora 17:00 do dëgjoni hallet e njerëzve. Deputetët do mbajnë shënime, s’do kthehen në sekserë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e nismës “Prania Besnike”, e cila sipas tij do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe do të zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme. Rama bëri të ditur se takimet e para do të zhvillohen këtë të premte, në orën 17:00, duke theksuar se nisma nuk do të jetë një mbledhje politike, por një mënyrë e drejtpërdrejtë për të dëgjuar problemet e qytetarëve. Kreu i qeverisë theksoi se në këto takime nuk do të kërkohen vota, nuk do të punësohen njerëz apo rekrutohen patronazhistë, por do referohet halli te institucionet. “E premtja e kësaj jave në orën 17:00 është fillimi i pranisë në gjithë territorin e Republikës, dhe nuk do të ndryshojë orë në asnjë të premte derisa...
Burimi:
argjiroja.net