Rama anulon mbledhjen e zgjeruar me kabinetin qeveritar dhe Grupin socialist
Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e planifikuar të zhvillohej këtë të mërkurë në Pallatin e Brigadave është anuluar. Takimi ishte thirrur nga kryeministri Edi Rama në orën 12:00 dhe pritej të mblidhte deputetët socialistë dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Burime bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet ditën e nesërme.
Burimi:
javanews.al