Rama: 300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të regjistrojë shifra rekord të udhëtarëve. Vetëm në 10 ditët e para të muajit nëntor, në aeroport kanë udhëtuar rreth 300 mijë pasagjerë. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes rrjetit social Facebook i cili thekson se paralelisht me rritjen e fluksit të udhëtarëve vijojnë edhe punimet për zgjerimin e aeroportit, me synimin për të përballuar një numër edhe më të madh pasagjerësh në të ardhmen. Punimet po zhvillohen gjatë orëve të natës, ndërsa përfundimi i tyre pritet më 27 nëntor. “Mirëmëngjes dhe me shifrat rekord të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ku vetëm në 10 ditët e para të nëntorit kanë fluturuar 300 mijë pasagjerë, ndërkohë që punimet për zgjerimin e aeroportit, për të pritur një fluks...
Burimi:
javanews.al