Ralf Schumacher: Gara për titull, McLaren do të shtyjë Piastrin

Ralf Schumacher: Gara për titull, McLaren do të shtyjë Piastrin

MekLaren u largua nga Çmimi i Madh i Kanadasë në Formula 1 si makina e katërt më e mirë në garë. Ekipi portokalli shënoi vetëm 12 pikë, falë Oskar Piastrit, i cili kaloi vijën e finishit në vendin e katërt. Gara në Montreal siç dihet u mbyll më një përplasje në xhirot e fundit mes dy makinave MekLaren, teksa Lando Norris goditi nga pas Oskar Piatrin, me britanikun që përfundoi më pas jashtë, duke u tërhequr. Ky incident bëri që Norris të humbiste terren në kampionatin e pilotëve, ndërsa e pengoi gjithashtu ekipin e tij ta thellonte epërsinë në klasifikimin e kontruktorëve. Përplasja midis dy pilotëve të MekLarenit hapi një temë të madhe diskutimi rreth brenda ekipit. Megjithatë, drejtuesi e i skuadrës, italiani Andrea Stela,...