Rafael Leao mbajti fanellën me numrin 7 të Cristiano Ronaldo: Bëra çmos për ta nderuar atë

Rafael Leao mbajti fanellën me numrin 7 të Cristiano Ronaldo: Bëra çmos për ta nderuar atë

2 Tetor 2026 13:00 Telesport Pas përçarjes mes Cristiano Ronaldo dhe trajnerit Jorge Jesus, ishte radha e Rafael Leão që të vishte fanellën ikonike me numrin 7 të Portugalisë në ndeshjen kundër Danimarkës në Nations League. Portugezët fituan 4-2 jashtë fushe, por nuk ishte një paraqitje në lartësinë e CR7. Madje, ish-lojtari i Milan u zëvendësua pas 63 minutash vërtet të dobëta, duke ia lënë vendin Trincão. “Ishte diçka e veçantë për mua të vishja fanellën me numrin 7, sepse Cristiano ka qenë idhulli im që kur isha fëmijë. Për më tepër, të dy fëmijët e mi kanë lindur në datën 7, kështu që…”, deklaroi Rafael Leao. “Unë bëra çmos për ta nderuar këtë numër dhe këtë fanellë. Jam i lumtur për fitoren që arritëm...