Radio “Europa e Lirë” pasqyron protestën e sotme në Tiranë

Radio “Europa e Lirë” pasqyron protestën e sotme në Tiranë

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë në Tiranë vazhduan edhe në mbrëmjen e së shtunës, në ditën e pestë të protestave që kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit para Ministrisë së Arsimit, përleshjet u shtrinë në qendër të kryeqytetit, edhe pranë Kryeministrisë, ku u dislokuan edhe forcat speciale RENEA. Ndërtesa publike, kontejnerë mbeturinash dhe automjete u vunë në flakë. Protestuesit hodhën gurë, bomba molotov dhe mjete piroteknike drejt policisë, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome për t’i shpërndarë. Në një konferencë për media, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, konfirmoi përdorimin e plumbave të gomës, duke thënë se përdorimi i tyre lejohet në mënyrë të kufizuar. Në një konferencë për media, Hita njoftoi...