Ra nga lartësia gjatë punës dhe humbi jetën, arrestohet personi që kishte punësuar 64-vjeçarin
FOTO GJIROKASTËR- Një 64-vjeçar humbi jetën tragjikisht gjatë kryerjes së punimeve në një banesë në lagjen Varosh, ndërsa policia ka arrestuar personin që e kishte angazhuar për punë. Sipas policisë, në pranga është vendosur, Jani Fuli i cili akuzohet për veprën penale 'Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë'. 64 vjeçari Agron Nika, banues në Dimal ishte duke punuar në katin e dytë të një banese, kur ka rënë nga lartësia dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Nga hetimet paraprake dyshohet se Fuli, i cili kishte angazhuar 64-vjeçarin për të kryer punime në banesën e djalit të tij, nuk kishte garantuar kushtet e nevojshme të sigurisë në punë. Pas veprimeve të para hetimore, materialet e çështjes i janë referuar...
Burimi:
zeri.ai