Ra në rrymën elektrike teksa punonte në varkë, shtetasi i huaj dërgohet me urgjencë në spitalin e Durrësit!
Një punëtor i huaj ka rënë në korrent sot (26 shtator) ndërsa ndodhej në një varkë, në shëtitoren bregdetare të Durrësit. Për momentin nuk dihen rrethanat e plota se si punëtori ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Pas incidentit ai është transportuar me autoambulancë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Burimi:
javanews.al