‘Qytetar Nderi’/ Veliaj vë në lëvizje Bashkinë e Tiranës nga qelia: Nderoni ish krerët e UÇK-së

‘Qytetar Nderi’/ Veliaj vë në lëvizje Bashkinë e Tiranës nga qelia: Nderoni ish krerët e UÇK-së

Nga paraburgimi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Veliaj tha se vendimi e ka tronditur thellë, por theksoi se procesi gjyqësor duhet të vijojë në rrugën e tij dhe se politika nuk duhet të ndërhyjë në vendimmarrjen e gjykatës. Sipas tij, nderimi i katër ish-drejtuesve të UÇK-së nga Tirana nuk synon të zëvendësojë drejtësinë me politikën apo t’i diktojë gjykatës një vendim, por të shprehë mirënjohje për kontributin që, sipas tij, ata kanë dhënë në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë. Veliaj u ka bërë thirrje edhe kryetarëve dhe këshillave bashkiakë të qyteteve të tjera shqiptare që të ndërmarrin nisma të ngjashme...