QSUT jep detaje për 53-vjeçarin që humbi ndjenjat në bulevard: Është i vetëdijshëm…
Mjeku i Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), Euglert Karriqi, ka dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësore të 53-vjeçarit me inicialet S.K., i cili u transportua me autoambulancë nga zona pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt spitalit. Sipas mjekut, pacienti është i vetëdijshëm, nuk paraqet deficite neurologjike dhe ka parametra jetësorë të qëndrueshëm. Aktualisht, 53-vjeçari ndodhet nën monitorimin e stafit mjekësor, po merr trajtim mbështetës dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme për vlerësimin e plotë të gjendjes së tij shëndetësore. Rasti vjen pas momenteve shqetësuese të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, kur burri u konstatua pa ndjenja në bulevard. Qytetarët e pranishëm ndërhynë fillimisht për t’i dhënë ndihmën e parë, përfshirë masazhin kardiak, ndërsa më pas mbërriti ekipi i Urgjencës Kombëtare, i cili e...
Burimi:
ntv.al