Qiratë, ndotja dhe kullat e betonit, Tirana renditet si qyteti më i keq për të jetuar në gjithë Europën
Tirana është qyteti më i keq në Europë për të jetuar. Një renditje e përpiluar nga Alessandro Palombo, një ekspert i njohur në këtë fushë dhe zotërues i disa fintecheve me emër, që këshillojnë nomadët dixhitalë se ku të vendosen, e ka klasifikuar kryeqytetin e Shqipërisë si vendin më të keq për të jetuar në gjithë kontinentin Europian. Renditja bazohet në dy tregues. Ato janë përballueshmëria dhe cilësia e jetesës. Renditja e klasifikon Tiranën në pozicionin e fundit për të dyja. Për treguesin e parë, atë të përballueshmërisë së jetesës, rezultati matet duke kombinuar tre indikatorë. Ata janë qiraja, kosto e jetesës dhe paga mesatare. Sipas klasifikimit, në Tiranë nevojitet 170 për qind e pagës mujore mesatare për të përballuar qiranë dhe koston e jetesës....
Burimi:
sot.com.al