Qeveria zgjat afatin e bonusit të qirasë për poseduesit e ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen!

Qeveria zgjat afatin e bonusit të qirasë për poseduesit e ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen!

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 409, datë 15.6.2022, i cili rregullon rregullat, mënyrat dhe afatet e trajtimit të poseduesve të ndërtimeve pa leje që nuk i nënshtrohen procesit të legalizimit. Vendimi, i marrë me propozim të Kryeministrit dhe në mbështetje të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, sjell një lehtësim dhe zgjatje të periudhës së mbështetjes financiare për kategoritë e prekura. Ndryshimi kryesor i këtij akti lidhet drejtpërdrejt me kohëzgjatjen e trajtimit financiar në formën e bonusit të qirasë. Në pikat 2 dhe 10 të kreut II të vendimit bazë, togfjalëshi “3-vjeçar” zëvendësohet zyrtarisht me “5-vjeçar”. Ky ndryshim u siguron familjeve dhe individëve të prekur një afat më të gjatë mbështetjeje financiare nga shteti...