Qeveria shqyrton sot buxhetin 2027, parashikohen 10 miliardë euro, kompensim për bizneset e dëmtuara nga protestat
Sot qeveria do të shqyrtojë projektbuxhetin për vitin 2027, i cili parashikohet të ketë një vlerë prej 10 miliardë eurosh. Më pas, dokumenti do të prezantohet në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit nga ministri i Financave, Petrit Malaj, për të vijuar më tej me diskutimet në komisionet parlamentare. Gazetarja Rugova Dunisha ka bërë me dije se një nga elementet e veçanta të buxhetit të ri është përfshirja e kompensimit për bizneset që kanë pësuar dëme gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet gjatë 15 ditëve të fundit. Sipas saj, mekanizmi për dëmshpërblimin e bizneseve pritet të përfshihet në buxhetin e vitit 2027, në kuadër të masave të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Rugova sqaroi gjithashtu se pas prezantimit të projektbuxhetit në Konferencën e Kryetarëve do të...
Burimi:
javanews.al