Qeveria që s’përmirësohet, duhet të hapë krahun/ Për çfarë po i paralajmëron Rama ministrat dhe deputetët
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të fortë për ministrat, deputetët dhe gjithë strukturën qeverisëse, duke pranuar publikisht se qeveria ka dështuar të jetë aty ku qytetarët kanë problemet e tyre konkrete. Duke folur për “Pasqyrë Albania”, Rama tha se pushteti nuk duhet të fshihet pas propagandës, takimeve apo bilanceve që paraqesin një realitet më të bukur nga ai që përjetojnë qytetarët. Sipas tij, qeveria duhet të përballet me të metat e veta dhe të tregojë nëse është realisht e aftë të ndryshojë. “Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk kërkon dot besim sot. Pasqyrë Albania nuk është pasqyrë ku qeveria apo të treja pushtetet, në rast se futen në Pasqyrë, shfaqen bukur para qytetarit. Është një pasqyrë ku qytetari...
Burimi:
ntv.al