Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Një vendim i ri përcakton rregullat e hollësishme për mbikëqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e veprimtarive të licencuara dhe të lejuara me bimën e cannabis-it dhe prodhimin e nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale. Dokumenti, parashikon një sistem kontrolli që shtrihet në të gjithë ciklin e aktivitetit, nga importi i farërave, fidanëve dhe kloneve, te kultivimi, korrja, tharja, përpunimi, magazinimi, transporti, eksporti, si dhe sekuestrimi, konfiskimi dhe asgjësimi i materialeve. Kontrollet nuk do të jenë vetëm të planifikuara Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it parashikohet të ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme, ndërsa kontrollet dhe inspektimet do të bazohen në analizën e riskut, të dhënat e Regjistrit dhe Sistemit, raportimet e subjekteve, incidentet kritike dhe historikun e përputhshmërisë. Por kontrollet mund të kryhen edhe jashtë programit...
Burimi:
gijotina.com