Qeveria ndryshon rregullat për resortet, certifikatë para lejes së ndërtimit! Ja si ndahen hapësirat për turizëm dhe banim

Qeveria ndryshon rregullat për resortet, certifikatë para lejes së ndërtimit! Ja si ndahen hapësirat për turizëm dhe banim

foto ilustruese TIRANË- Qeveria ka miratuar rregulla të reja për zhvillimin e resorteve turistike duke vendosur kufij të qartë për sipërfaqet që mund të përdoren për turizëm dhe ato të destinuara për banim. Sipas vendimit të paktën 60% e sipërfaqes së ndërtimit duhet t’i dedikohet funksioneve turistike, ndërsa hapësira për banim nuk mund të kalojë 40%. Një tjetër kusht i ri lidhet me procedurën e miratimit të projekteve. Zhvilluesit do të duhet të pajisen me një certifikatë paraprake kategorizimi përpara se të marrin lejen e ndërtimit. Kjo do të thotë se përmbushja e kritereve të përcaktuara për resortet turistike duhet të provohet që në fazën fillestare të projektit. Vendimi parashikon gjithashtu krijimin e kategorisë së re të 'resortit miks', e cila mundëson ndërthurjen e strukturave...