Qeveria ndryshon rregullat për koncesionet dhe PPP-të: Shfuqizohet vendimi i vitit 2013
Këshilli i Ministrave ka miratuar një kuadër të ri rregullash për vlerësimin e studimeve të fizibilitetit, si dhe për procedurat e dhënies, ndryshimit dhe transferimit të kontratave të koncesionit dhe partneritetit publik-privat (PPP), duke shfuqizuar zyrtarisht vendimin e vitit 2013. Ndryshimet bazohen në ligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” me propozim të Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, ndërsa shfuqizojnë Vendimin nr. 575, datë 10 korrik 2013. Sipas draftvendimit, Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat i lihen tre muaj kohë nga hyrja në fuqi e aktit për të miratuar dokumentet standarde dhe për t’i dërguar ato për publikim në Agjencinë e Prokurimit Publik. Gjithashtu, agjencia do të hartojë udhëzime dhe manuale shpjeguese që do të jenë të detyrueshme për t’u zbatuar nga...
Burimi:
javanews.al