Qeveria miraton 15 anëtarët e propozuar të Këshillit Kombëtar të Shkencës

Qeveria miraton 15 anëtarët e propozuar të Këshillit Kombëtar të Shkencës

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës emërimin e 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, të cilët përfaqësojnë fusha të ndryshme akademike dhe shkencore. Në përbërjen e propozuar janë Aliriza Arënliu në psikologji, Arbnora Dushi në folkloristikë, Armond Daci në farmakologji, Arven Syla në energjetikë, Besnik Krasniqi në ekonomi dhe ndërmarrësi, si dhe Emine Kalaja-Hajdari në histori. Lista përfshin edhe Fetah Podvoricën në elektrokimi, Ibrahim Krasniqin në ekonomi dhe menaxhim, Majlinda Bregasin në gjuhësi, Mentor Alishanin në veterinari, Mihone Kerolli-Mustafën në inxhinieri mjedisore, Mimoza Ibranin në telekomunikacion, Myzafere Krasniqi-Limanin në elektronikë, Tringa Dedin në pedagogji dhe Valmir Krasniqin në matematikë. Vendimi u mor në mbledhjen e tetë të Qeverisë së Kosovës, të mbajtur më 28 tetor 2026,...