113-vjetori i Petro Markos, një shtëpi- muze për shkrimtarin? E bija: Ruaj shumë gjëra, janë pjesë e shpirtit tim!

113-vjetori i Petro Markos, një shtëpi- muze për shkrimtarin? E bija: Ruaj shumë gjëra, janë pjesë e shpirtit tim!

Një muze kushtuar Petro Markos, ku do të ruhen dorëshkrimet, dokumentet, kujtimet dhe gjurmët e një jete të jashtëzakonshme. Kjo ishte një nga idetë që mori jetë gjatë bashkëbisedimit me të bijën, Arianita Marko, në aktivitetin e organizuar me rastin e 113-vjetorit të lindjes së shkrimtarit. Ishte viti 1989. Petro Marko ndodhej në spital, në gjendje jo të mirë shëndetësore. Pavarësisht kësaj, ai pranoi të japë një intervistë e sot, kjo intervistë është e vetmja që ruhet prej tij dhe që mbrëmjen e djeshme është sjellë para publikut në dokumentarin “Rroftë jeta” të realizuar dhe shfaqur në 113-vjetorin e shkrimtarit me skenar e regji nga Jerida Sakaj. “Unë po mendoja që nuk kishte asnjë lloj dokumenti, asnjë lloj gjëje për të. I them një shoqes...