Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qeveria merr rrangallat e Italisë për flotën ushtarake, Meçollari akuzon Pirro Vengun se po shet skrapin si sukses…
Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, lidhur me marrëveshjen për modernizimin e Forcës Detare. Meçollari thekson në rrjetet sociale se përpjekja për të rinovuar flotën ushtarake shqiptare është një mashtrim dhe një dështim i thellë, ku qeveria nuk po investon në anije të reja, por po merr anije të vjetra të përdorura nga Italia. Meçollari e krahasoi situatën me përpjekjet e Malit të Zi, i cili ka porositur anije të reja të teknologjisë së lartë me vlera shumë më të larta, ndërsa Shqipëria merr anije të vjetra, që nuk mund të përballojnë as nevojat themelore të sigurisë kombëtare. Sipas tij, marrëveshjet për anijet e vjetra nuk janë thjesht një dështim i...