Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Shqipëria vijon të përballet me nivele të larta të varfërisë në krahasim me vendet europiane, ndërsa politikat e mbrojtjes sociale mbeten të pamjaftueshme për mijëra familje në vështirësi ekonomike. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike ka rënë me 21% në periudhën 2023-2025, nga 55,410 familje në 43,648. Në vend që reduktimi i numrit të përfituesve të shoqërohej me rritjen e pagesave për familjet që vijojnë të jenë në skemë, masa mesatare e ndihmës mbeti pothuajse e pandryshuar, në 7,253 lekë në muaj për familje. Tkurrja e skemës është reflektuar edhe në fondet publike, të cilat ranë nga 4.8 miliardë lekë në vitin 2023 në 3.8 miliardë lekë në vitin 2025, një ulje prej rreth 21%. Ndërkohë, sipas...
Burimi:
gijotina.com