“Qeveria ka humbur kontrollin”- Salianji: Në vend që të luftojë krimin, merret me Instagramin e protestuesve!
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar sot ndaj situatës së sigurisë në vend dhe sulmeve të fundit digjitale ndaj llogarive të protestuesve në rrjetet sociale, duke akuzuar ekzekutivin. Përmes një deklarate, Salianji denoncon se qeveria ka dorëzuar kontrollin e territorit te krimi i organizuar, ndërsa vëmendjen kryesore e ka përqendruar te censurimi i zërave opozitarë. Sipas tij, Shqipëria sot ngjan me një vend pa zot e pa autoritet shtetëror, ku nga jugu në veri konfliktet po zgjidhen me “ligjin e më të fortit” dhe me përdorimin e armëve të zjarrit. Salianji nënvizon se ekzekutivi i ka shfrytëzuar grupet kriminale për mekaizmat elektorale duke i majmur me pushtet e privilegje, por tashmë situata ka dalë nga kontrolli dhe bandat po sfidojnë vetë institucionet e shtetit. “E...
Burimi:
javanews.al