Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Qeveria do të harxhojë 56 milionë lekë për të promovuar kthimin e emigrantëve në Shqipëri
Qeveria thotë se Diaspora mbetet prioritet i punës së saj, jo vetëm me të drejtën e votës së mundësuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, por me një plan për t’i ftuar shqiptarët e larguar jashtë të rivijnë në atdhe. Në strategjinë kombëtare për migracionin, parashikohen lehtësim politikash për rikthimin dhe riintegrimin e emigrantëve në shoqërinë shqiptare. Në dokumentin e punuar në bashkëpunim edhe me Organizatën ndërkombëtare të migracionit theksohet një projekt që pritet të nis në 2026 si një fushatë e gjerë informuese për mundësitë e punësimit në vend, e cila do të zgjas katër vite...