Qeveria bllokoi në Thesar rrogat, kreu i Gjykatës së Lartë letër Financave: Zhbllokoni menjëherë pagesat mujore

Qeveria bllokoi në Thesar rrogat, kreu i Gjykatës së Lartë letër Financave: Zhbllokoni menjëherë pagesat mujore

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i është drejtuar me një shkresë Ministrisë së Financave, duke kërkuar marrjen e masave për zgjidhjen e problematikës së krijuar pas vendimit të qeverisë për bllokimin e transfertave nga Thesari i Shtetit, të destinuara për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në letër, e cila mban datën 2 shtator, Sadushi kërkon zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave mujore të gjyqtarëve. Kërkesat e kryetarit të Gjykatës së Lartë: -Zhbllokimin e menjëhershëm të pagesave mujore të gjyqtarëve -Ekzekutimin, nga 1 gushti 2026 e në vijim, të pagës referuese bazë të përllogaritur në zbatim të vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimit nr. 435/2026 të KLGJ-së -Ndjekjen e procedurave buxhetore për alokimin e çdo fondi shtesë që rezulton i nevojshëm për pagesat...