Qëndron tek Atlético Madridi, rinovon deri më 2027. Griezmann nuk shkon në MLS

Qëndron tek Atlético Madridi, rinovon deri më 2027. Griezmann nuk shkon në MLS

Antoine Griezmann do të vazhdojë aventurën e tij me Atlético Madridin. Pavarësisht zërave që e shihnin drejt MLS-së, veçanërisht te Los Angeles FC, francezi ka vendosur të qëndrojë me fanellën “rojiblanco” edhe sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që raporton “Relevo” dhe konfirmohet nga “Mundo Deportivo”, Griezmann do ta rinovojë kontratën deri në qershor 2027, duke e shtyrë edhe një vit marrëveshjen aktuale, që skadonte më 2026. Ky vendim është marrë për arsye personale dhe falë mbështetjes së trajnerit Diego Simeone, i cili nuk ka ndaluar asnjëherë ta aktivizojë, edhe pse Griezmann ka kaluar një periudhë me rënie forme (14 ndeshje...
Burimi: Telesport.al