Qëndroi në pritje të topit – Balkanweb.com – News24
Tjetër zhgënjim për Bërnlin që u mposht nga Ullvërhempton 1-2 në javën e 11-të të Championship. Armando Broja mori vendin e Vardit në minutën e 62-të. Paraqitja e Brojës ishte zhgënjyese. Sulmuesi i Kombëtares goditi shtyllën në minutën e 81-të pas një krosimi të rrezikshëm, por gjithsesi u sinjalizua për pozicion jashtë loje. “Burnley Express”, njësoj si pjesën tjetër të skuadrës, i dha Brojës një vlerësim të ulët. Bëhet fjalë për notën 5 teksa ekipi po lufton për mbijetesën. Nota e Brojës: 5 Zëvendësim për Vardin, minuta e 62-të: Qëndroi në pritje të topit, në vend që të ishte më aktiv dhe të merrte iniciativën. Goditi traversën nga afër, megjithëse edhe ishte sinjalizuar për pozicion jashtë loje. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb”...
Burimi:
gijotina.com