Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë në Tiranë drejt funksionalizimit, me mbështetjen e UNICEF-it
Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, pranë Parkut të Liqenit në Tiranë, po përgatitet për funksionalizim përmes një modeli të ri menaxhimi, në bashkëpunim me UNICEF-in. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se në një takim me Murat Sahin dhe ekipin këshillues të UNICEF-it në Shqipëri është prezantuar puna për hartimin e Planit të Menaxhimit të kësaj qendre. Sipas Gonxhes, kompleksi i ri kulturor synon të krijojë hapësira moderne për edukimin artistik, zhvillimin e krijimtarisë dhe identifikimin e talenteve të reja. Programacioni do të përfshijë aktivitete në teatër, muzikë, balet, arte pamore dhe disiplina të tjera krijuese. Screenshot Një tjetër synim është krijimi i një rrjeti bashkëpunimi me qendrat kulturore në të gjithë vendin, shkollat,...
Burimi:
kultplus.com