Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qëlloi me armë zjarri teksa po lëvizte me makinë, në kërkim shoferi i mjetit dhe pasagjerja, ja për çfarë dyshohet
👁13949
Një 37-vjeçar dhe një 25-vjeçare janë shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se 37-vjeçari qëlloi me armë zjarri, në tokë, ndërkohë që drejtonte automjetin, për të kanosur një shtetas. Për këtë arsye policia shpalli në kërkim shoferin e mjetit si edhe pasagjeren 25-vjeçare. “Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. N., ndërkohë që qarkullonte me automjet, me pasagjer shtetasin R. M., në lagjen nr. 13, Durrës, ka qëlluar me armë zjarri, për të kanosur shtetasin D. K., 50 vjeç, për motive të dobëta, dhe më pas është larguar me automjet. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim...